Fjalë Kyçe

DJ Regard dhe Dua Lipa nominohen për çmime të rëndësishme edhe në American Music Awards 2021

DJ Regard dhe Dua Lipa nominohen për çmime të rëndësishme edhe në American Music Awards 2021

Është publikuar lista me nominimet e American Music Awards 2021.

Olivia Rodrigo kryeson listën me shtatë nominimeve, pasuar nga Bad Bunny, Doja Cat dhe Giveon, secili me nga tre nominime.

Pjesë e listës së nominimeve janë edhe artistët me prejardhje shqiptare, me DJ Regardin, i cili shënon suksesin më të madh të tij, duke arritur të nominohet në një prej kategorive.

Ai është nominuar për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”, gjersa gëzimin për këtë nominim e shprehu përmes një postimi në Instagram.

“Jam kaq i ekzaltuar të jem i nominuar për AMA 2021, voni tani duke këruar AMAs në TikTok, mos e humbisni AMA-në më 21 nëntor në ABC Nwetwork. Votoni në billboard.com/amasvote”, shkroi ai në mbishkrimi e fotografisë.

Në këtë kategori, Regard konkurron me emra të njohur ndërkombëtarë si: David Guetta, ILLENIUM, Marshmello, dhe Tiësto.

E nominuar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila sivjet në AMA garon për tri çmime: “Artistja më e mirë pop”, “Albumi më i mirë pop” (për albumin ‘Future Nostalgia’) dhe “Kënga më e mirë pop” (për këngën ‘Levitating’).