Partia Demokratike e Kosovës, sapo ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Insajderi.
Kësaj liste i prin i pari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa në mesin e kandidatëve për deputet nga kjo parti është edhe Shqiptar Demaçi, i biri i Adem Demaçit.
Në listën e PDK-së, janë gjithsej 110 kandidatë, ndërsa “Dekada e re” nuk dallon nga ajo e vjetra, ashtu siç pretendonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
PDK, është partia e cila pas tri ditësh dorëzimi të listës në Këshillin Qendror Zgjedhor e ka publikuar listën, të cilën e ka mbajtur shumë fshehtë nga qytetarët.