Fjalë Kyçe

Djali i deputetit shqiptar me veturë të njëjtë si të Ronaldos

Djali i deputetit shqiptar me veturë të njëjtë si të Ronaldos

Fenomeni i fëmijët e pasur të Instagramit, tashmë nuk është vetëm një trend i huaj, por ndodh edhe në Shqipëri.

Fëmijë baballarësh të pasur që “reklamojnë” jetën e tyre luksoze në llogaritë e Instagramit. Nuk mund të mos ta tërheqin vëmendjen edhe djemtë deputetit Tom Doshi, të cilët bëjnë një jetë “përrallore”.

James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në çdo postim në Instagram.

Së fundmi Marcos ka publikuar në Instagram makinë të tipit Mercedes G-Class 63.

Të njëjtën makinë e pamë vetëm para disa ditësh të qarkullonte në rrjet pasi Georgina ja dhuroi Cristiano Ronaldos për ditëlindje.

Kjo makinë kap shumën e 114 mijë paund dhe duket se Tom Doshi nuk kursehet apak kur vjen puna te djemtë e tij.

https://www.instagram.com/p/B8My4VLIIVp/