Përzgjedhësi i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, së bashku me portierin Kasper Schmeicel po e mbajnë konferencën para ndeshjes me Kosovën.
Portieri i Leicester City, Kasper Schmeicel u shpreh se është i lumtur se është në Kosovë dhe se nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë.
“Kjo është e bukura e të qenit i9futbollist, keni mundësi të vizitoni vende të ndryshme. Natryisht na kanë udhëzuar paraprakisht për përfaqësuesen e Kosovës, asesi nuk kemi iluizone se do të jetë një ndeshje e lehtë dhe ne këtu kemi ardhur të luajmë në ndeshje të mirë”, ka thënë Schmeicel.
Vlen të theksojmë se Kasper është i biri i portierit legjendar të Manchester United, Peter Schmeicel.
Kosova dhe Danimarka nesër do të takohen në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 19:00.