Fjalë Kyçe

Djali i merr jetën nënës 80 vjeçare në Korçë

Djali i merr jetën nënës 80 vjeçare në Korçë

Në qytetin e Korçës është gjetur e pajetë një 80-vjeçare, e cila dyshohet që është mbytur nga i biri.

Viktima është Sanie Demollari, ndërsa autori i dyshuar i këtij rasti është Ylli Demollari, rreth 50 vjeç, , raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit, në apartamentin ku jetonin.