Fjalë Kyçe

Djali i Nishanit përlotet teksa i jep lamtumirën të atit: Familja jonë humbi busullën, Kombi shërbëtorin e përulur, Zotit iu shtua një engjëll

Djali i Nishanit përlotet teksa i jep lamtumirën të atit: Familja jonë humbi busullën, Kombi shërbëtorin e përulur, Zotit iu shtua një engjëll

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, i ka dhënë lamtumirën të atit përmes disa fjalëve të ndjera, ndërsa nuk mundi dot t’i mbante lotët.

“Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj, na keni lehtësuar dhimbjen sado pak këto ditë.

Babai im për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, Zotin dhe Atdheun. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese. Kombi i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur. Zotit i shtohet një engjëll në Parajsë. Lamtumirë baba, të qoftë dheu i lehtë”, u shpreh Ersi me zërin që i dridhej, ndërsa në krah të tij qëndronte motra, nëna dhe gjyshi i tij.