Sot është një ditë shumë e veçantë për Shyhrete Behlulin.
Dita e sotme është me rëndësi të veçantë për këngëtaren Shyhrete Behluli pasi djali i saj feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast këngëtarja ka zgjedhur që ta uroj edhe publikisht me një foto të publikuar në Instagram.
“Urime ditelindjen ma i vogli i mamit , ti me mbush me lumturi je me i vogli e te duam te gjithe uroj te festojm gjithmon bashke e te lumtur.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Shyhrete Behluli është një prej këngëtareve shumë të dashura për publikun shqiptar.