Dje në Fushë Kosovë ndodhën tri arrestime, dy prej tyre zyrtarë komunal, teksa njëri prej tyre investitor në një ndërtesë që po ndërtohet në këtë qytezë.
Zyrtarët komunalë kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin, duke lejuar që një investitor/pronar i komanisë të ndërtojë një ndërtesë ngjitur me dy tjera, raporton ndertimi.info.
Mirëpo, kjo nuk i ka ndaluar që punëtorët në atë objekt të vazhdojnë punën sot, një ditë pas arrestimeve.
Kjo dëshmohet nga fotografi të cilat kanë arritur në adresë të Ndërtimi.info, duke e raportuar këtë rast.
Deri në një përgjigje të cilën zyrtarët e Fushë Kosovës kërkojnë ta bëjnë me shkrim, kjo mbetet gjendja pa asnjë sqarim.