Fjalë Kyçe

Dje u shkarkua nga kryeministri Haradinaj, Mikiq thotë se do të shkojë në punë

Dje u shkarkua nga kryeministri Haradinaj, Mikiq thotë se do të shkojë në punë

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte shkarkuar nga posti i zëvendësministres së drejtësisë, Vesna Mikiq.

Vesna Mikiq, e shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, ka thënë se Haradinaj ka të drejtë të zvogëlojë numirn e ministrave dhe të zëvendësministrave, por që sipas saj, mënyra se si e bëri atë tregon se Haradinaj është “larg nga normat demokratike në Kosovë”.

Mikiq e cila u shkarkua pasi shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”, njoftoi se do të shkojë në punë sot dhe do të kërkonte një zgjidhje personalisht për inspektim.

“Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për RTS.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar dje nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”.