Në studimin “Rinia e Kosovës”, 2018- 2019 i realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti i Hulumtimeve IDRA Research and Consulting, temë diskutimi ka qenë edhe çështja e faktorëve që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit/es tek të rinjtë në Kosovë.
Nga 1200 të anketuar të moshës nga 14 deri 29 vjeç, në përqindje janë shprehur se virgjëria ndikon në 62 për qind për zgjedhjen e partnerit/es, ndërsa besimi fetar ndikon 65%.
Faktorë tjerë kanë këtë përqindje: Personaliteti (78 për qind), miratimi i familjes (68 për qind) dhe interesi i përbashkët (64 për qind).
Ky hulumtim është bazuar në vlerat, qëndrimet, opinionet, brengat dhe perspektivat e të të rinjve të Kosovës, ku të anketuar janë 1200 të rinj në gjithë Kosovën./Insajderi.com