Novak Djokovic, kampioni në fuqi i Wimbledon, do të zhvillojë ndeshjen e tij kundër Soonwoo Kwon të Koresë së Jugut gjatë të hënës.
Serbi shpreson për titullin e tij të shtatë dhe vlen të kujtojmë se Djokovic ka fituar tri edicionet e fundit të turneut britanik.
Megjithatë, përpara turneut të këtij viti, ai thuri lavde për rivalin e tij, Rafael Nadal, transmeton Gazeta Express.
“Ai bëri një operacion, humbi gjysmë viti dhe pas kësaj, të kthehej dhe të fitonte një Grand Slam… Është mbresëlënëse”, tha Djokovic për Nadalin.
“Ia heq kapelen për atë që ka bërë. Ai është një kampion i jashtëzakonshëm, me një shpirt të vërtetë luftarak. Ai është për t’u admiruar. Ai është një nga rivalët e mi më të mëdhenj, por unë mund të kem vetëm respekt për të”, tha Djokovic