Fjalë Kyçe

Do punoni gjatë verës? Kjo është zgjidhja e duhur

Do punoni gjatë verës? Kjo është zgjidhja e duhur

Pushimet janë koha ideale “për të hequr prizën”, por ekuilibri jetë profesionale – jetë personale është i ndryshëm për këdo.

Nëse keni qëllim të punoni gjatë pushimeve, kjo është mënyra se si ta bëni.

Danna Greenberg, profesore e sjelljes organizative në Babson College, thotë se lundrimi me sukses mes punës dhe jetës private është i ndryshëm për çdo person dhe çështja nëse duhet të punosh ose jo gjatë ditëve të pushimeve nuk duhet parë si e prerë me thikë.

“Kam punuar me disa persona që më kanë thënë se kontrollimi i postës elektronike në një moment të caktuar të ditës i ndihmon të qëndrojnë të informuar rreth çështjeve më të rëndësishme dhe të shmangin stresin e kthimit në punë të hënën në mëngjes me një mal punë për të bërë dhe email-e për të kontrolluar”, – thotë ajo, raporton “Class”, transmenton lajmi.net

“Disa njerëz marrin kënaqësi nëse e përdorin një pjesë të kohës së tyre të pushimeve të mendojnë rreth çështjeve të mëdha strategjike, duke lexuar artikuj apo libra që lidhen me punën, apo duke menduar rreth zhvillimit të tyre profesional”.

Kur vendosni të merrni punën në udhëtimin tuaj, Greenberg këshillon t’i bëni vetes tri pyetje.

1.Punoj gjatë pushimeve pasi kam frikë se ekipi apo bashkëpunëtorët e mi nuk do ta bëjnë punën aq mirë kur unë të mos jem? Nëse përgjigjja është “po”, kjo është një kambanë alarmi e mikromenaxhimit dhe nënkupton se ju keni nevojë të ndryshoni mënyrën se si i drejtoni punonjësit tuaj” – thotë ajo.

2.Punoj gjatë pushimeve pasi shefi apo klientët e mi nuk më japin hapësirën e nevojshme për t’u shkëputur nga puna? Nëse përgjigjja është “po” dhe të punuarit gjatë pushimeve krijon stres, atëherë duhet të mendoni se si të rinegocioni apo të ndryshoni pritshmëritë që puna ka rreth gatishmërisë suaj” – thotë ajo.

3.A po ju rrëmben puna gjatë pushimeve mundësitë për t’u çlodhur, për të rifituar energji, për të kaluar kohë me njerëzit e dashur apo për të vizituar vende të reja? “Një pjesë e qëllimit të pushimeve është që na hapin sytë drejt vendeve të reja, njerëzve të rinj, ideve të reja – thotë Greenberg. – Ato i japin mendjes dhe trupit tonë një pauzë dhe mundësinë për t’u kthyer në punë me më shumë energji pozitive. Nëse përgjigjja e kësaj pyetje është “po” atëherë nuk ia vlen t’i merrni pushimet dhe duhet të mendoni të ndryshoni punën apo sasinë e punës që bëni gjatë pushimeve.

Po ashtu është e rëndësishme të dini që pushimet nuk janë antiteza e punës, por janë në vetvete një lloj pune ndryshe”, – thotë Sarah Greenberg, nga BetterUp. “Truri gjatë çlodhjes në të vërtetë është mjaft aktiv, – thotë ajo. – Truri gjatë pushimeve punon vërtet për ne, vetëm se në një mënyrë ndryshe”. Lëreni mendjen të arratiset, mund të jetë e nevojshme për planifikimin e së ardhmes, krijimtarinë, mësimin e gjërave të reja.