Fjalë Kyçe

Do të dëgjohet në të gjithë Prishtinën, detaje nga koncerti i Sabri Fejzullahut

Do të dëgjohet në të gjithë Prishtinën, detaje nga koncerti i Sabri Fejzullahut

Tashmë është bërë publike që ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, do të mbajë koncert në kryeqytetin kosovar.

Ky lajm u bë i ditur nga kryetari Shpend Ahmeti, i cili pa dhënë shumë detaje tregoi për këtë lajm shumë të rëndësishëm. Ai në Facebook kishte shkruar:

“Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim.  ❤e ka Prishtinë e Prishtina e ka ❤. Stay tuned”.

Ky koncert i cili do të dëgjohet në gjithë Prishtinën, e i cili mund të dëgjohet edhe në qytetet tjera përmes platformave online, do të mbahet të shtunën mbrëma.

Siç mëson #gjesi, në këtë koncert do të interpretohen 12 këngë të këngëtarit, i cili gëzon një dashuri të madhe nga mbarë populli shqiptar.

Këngëtari, i cili u lind e u rrit në Prishtinë, një jetë të tërë i këndoi po këtij vendi, duke u rikthyer tani përmes një performance live pikërisht në kryeqytet.

Në qendër të Prishtinës, Fejzullahu do të shoqërohet vetëm me piano nga muzikanti Fation Miftari.