Fjalë Kyçe

Dogana tregon se sa ka fituar Kosova nga lojërat e fatit për një vit

Dogana tregon se sa ka fituar Kosova nga lojërat e fatit për një vit

Lojërat e fatit, tashmë të ndaluara me vendim të qeverisë, i kanë sjellë Kosovës vetëm vitin e fundit një mesatare prej 10 deri 15 milionë euro.

Adriatik Stavileci nga Doganat e Kosovës, ka thënë në Rubikon të KTV-së se ekzistojnë 282 pika basti që veçse paguajnë taksa.

“Nëse e marrim një mesatare, atëherë lojërat e fatit kanë bërë fitim prej 10 deri 15 milionë euro brenda këtij viti. Kemi 282 pika basti që paguajnë taksa”, tha ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit.

Përveç Lotarisë së Kosovës, asnjë kazino, bastore apo ndonjë objekt i kësaj natyre nuk do të mund të operojë më në vend pas miratimit të tij.

Projektligji, i cili në afat prej 30 ditësh pritet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës, parasheh ndalimin e lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare.