Fjalë Kyçe

Doll i shkruan letër falënderimi Haradinajt, për ngritjen e shtatores së tij në Prishtinë

Doll i shkruan letër falënderimi Haradinajt, për ngritjen e shtatores së tij në Prishtinë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar një letër falëndërimi nga senatori amerikan, Joseph Doll.

Haradinaj e ka quajtur nder letrën e Doll e cila është në shenjë falëndërimi për ngritjen e shtatores së Bob Doll në Prishtinë.

“Jashtëzakonisht i nderuar për kujdesin e treguar nga miku i madh i Kosovës, senatori Robert Joseph Dole, me letrën e falënderimit për mua dhe të tjerët që u angazhuan në ngritjen e shtatores së tij në Prishtinë.
Populli dhe shteti i Kosovës janë përherë falënderues për kontributin e vazhdueshëm të senatorit Bob Dole dhe miqve amerikanë, për lirinë dhe pavarësinë tonë.

Duke i uruar shëndet senatorit Dole, ndjehem i bekuar që jemi bashkë me Amerikën në procese me rëndësi për ardhmërinë tonë” shkruan Haradinaj në Facebook.