Fjalë Kyçe

Donika Gërvalla raporton sot në Komisionin për punë të jashtme, pritet të pyetet për këshilltarin me pagë mbi 7 mijë euro

Donika Gërvalla raporton sot në Komisionin për punë të jashtme, pritet të pyetet për këshilltarin me pagë mbi 7 mijë euro

Gjatë ditës së sotme, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pritet të raportojë para anëtarëve të komisionit për punë të jashtme.

Në këtë mbledhje Gërvalla do të flasë lidhur me ndarjen buxhetore për vitin 2024.

Po ashtu pos buxhetit në këtë mbledhje Gërvalla pritet të flasë edhe për punën e saj në kuadër të kësaj ministrie.

Deputeti i VV-së për këshilltarin në Ministrinë e Donika Gërvallës: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500…
“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku kritikon vendimin e Speciales: Kjo nuk është drejtësi
Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Gërvalla do të flasë edhe lidhur me ekspertin Gani Jakupi që po paguhet nga ana e Qeverisë në shumë prej 7500 euro.

Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është raportuar se është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Është raportuar se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

Paga marramendëse e Jakupit, prej 7.500, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.