Fjalë Kyçe

Donika Kadaj-Bujupi tregon a po largohet nga AAK-ja

Donika Kadaj-Bujupi tregon a po largohet nga AAK-ja

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka treguar statusin e saj brenda AAK-së.

Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7 ajo ka thënë se ajo do të qëndrojë ende në këtë subjekt.“Jam ende në Aleancë dhe do të vazhdojë angazhimet e mija përderisa qytetarët më donë aty.

Përgjegjësitë që i kam marrë për herë të pestë si deputetë do t’i dërgoj në fund në këtë kohë kur ka paqartësi në të gjitha subjektet politike”, ka thënë ajo.Do ta sqaroj edhe një herë.

Prej momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë Hoti ka pasur një ftohje të raporteve. Nuk jam ftuar në mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe mbledhjet e partisë. Në fakt nuk jam njoftuar pasi nuk kam nevojë të ftohem.

Ende sot qëndrojnë ato që i kam thënë. Po e shohim se kam pasur të drejtë pasi Hoti nuk ka ardhur si pasojë e përkrahjes së qytetarëve dhe me vendimet të cilat i merr dhe mënyra se si qeverisë me vendin po e shohim se nuk e ka nën kontroll ato që po ndodhin prej dialogut deri tek rimëkëmbja ekonomike”, shtoi ajo.