Fjalë Kyçe

Donjet Bislimi: Me çlirimtarët!

Donjet Bislimi: Me çlirimtarët!

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ditën e sotme e ka vlerësuar me tone të forta emocionale, duke theksuar se “në këtë të diele të zezë nga padrejtësia, bora e bardhë që mbuloj vendin tonë, reflekton bardhësinë e UÇK-së”.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, tashmë është përshëndetur me familjarët dhe miqtë e tij pak para nisjes në Hagë si dhe Rrustem Mustafa, ka zgjuar emocione anë e kënd vendit, në veçanti tek të rinjtë.

Kjo ditë, ka nxitur të reflektoj me një shënim në rrjetin social të Kryetarit të të rinjve të Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimit, duke e vlerësuar si ditë të zezë nga padrejtësia që bëhet ndaj komandantëve të UÇK-së.

Kryetari i të rinjve të PDK-së, i ka bërë vlerësim bardhësisë së veprës së UÇK-së, me borën e bardhë që mbuloi vendin tonë, duke e përmbyllur me hashtagun me çlirimtarët.

Ja postimi i Donjet Bislimit në rrjetin social:

“Në këtë të Diele të zezë nga padrejtësia, bora e bardhë që mbuloj vendin tonë reflekton bardhësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila prap po vihet para sfidave që NE të jetojmë në paqe dhe lumturi!