Fjalë Kyçe

Dorëzohet në polici dorasi i kosovarit në Gjermani

Dorëzohet në polici dorasi i kosovarit në Gjermani

Të enjten në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani është vrarë 30-vjeçari nga Kosova, Armin Neziri.

Siç kanë njoftuar mediat, 30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite, transmeton Gazeta Alo.

Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.

I dyshuari tani është në paraburgim. Prokuroria publike akuzon atë për vrasje pa dashje, raporton rnd.de.