Fjalë Kyçe

Dortmund arrin fitore të rëndësishme në Hoffenheim

Dortmund arrin fitore të rëndësishme në Hoffenheim

Borussia Dortmund ka arritur një fitore tepër të rëndësishme sonte në Hoffenheim me rezultat 2-3, fitore kjo që bën që skuadra gjermane të këtë vetëm tri pikë më pak se Bayern Munchen që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Haaland (6), Reus (58) dhe Raum (autogol 66) shënuan për Dortmund, kurse për Hoffenheim Kramaric (45+1) dhe Rutter (77)

Borussia Dortmund ka arritur një fitore të rëndësishme sonte kundër Hoffenheim në PreZero Arena.

Ndeshja nisi me një sulm të furishëm të Dortmund ku Erling Haaland do ta gjente rrjetën që në minutën e 6 pasi mori një top të mirë nga Daniel Malen.

Pas golin, Hoffenheim ishte afër që të barazonte në minutën e 11 ku Rutter goditi fuqishëm me kokë por goditja e tij u bllokua.

Chris Richards i Hoffenheim ishte po ashtu afër që të barazoi rezultatin, por ai goditi vetëm shtyllën në minutën e 23-të.

Goli i barazimit për Hoffenheim do të vinte në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ku Andrej Kramaric do të shënonte pasi mori një pasim të mirë nga Ihlas Bebou.

Hoffenheim e nisi më mirë pjesën e dytë kur përsëri të rasti erdhi sulmuesi Georginio Rutter por edhe pse ju shmang mbrojtjes ai nuk goditi si duhet dhe topi përfundoi larg shtyllës së majtë të portës së Kobel.

Në minutën e 55, lojtarët e Dortmundit kërkuan penallti dhe për këtë gjyqtari Deniz Aytekin e shikoi VAR, por ai nuk dha penallti për mysafirët, gjë që shkaktoi një pakënaqësi të lojtarët e Dortmund.

Megjithatë, Dortmund do të rikthehej përsëri në epërsi në minutën e 58-të. Danyell Malen përsëri do të bënte një pasim maestral në zonë, kësaj radhe për Marco Reus i cili u gjend ballë për ballë me portierin e Hoffenheim për të shënuar golin e dytë.

Dortmund do të shënonte përsëri. Kësaj radhe paksa me fat pasi që David Raum shënoi autogola në minutën e 66 për t’i dhënë epërsi prej 1-3 Dortmundit, shrkuan express.

Hoffenheim pas pësimit të golit të tretë filloi me presion dhe do të arrinte që ta ngushtonte epërsinë.

Për vendasit golin e gjeti pas dy tentimeve Georginio Rutter në minutën e 77-të. Ai mori një pasim të mirë nga Munas Dubbar për ta bërë ndeshjen edhe më interesant në 10 minutat e fundit të saj.

Hoffenheim ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 89-të kur Sebastian Rudy e humbi një mundësi të artë për të shënuar, por goditja e tij përfundoi për pak centimetra larg shtyllës së majtë të Kobel.

Hoffenheim ishin të pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë më shumë në këtë ndeshje derisa Dortmund kthehet në shtëpi me tri pikë shumë të rëndësishme që e pozicionojnë këtë skuadër në vendin e dytë me 43 pikë.

Hoffenheim mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.