Borussia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit.
Mediat gjermane njoftojnë se drejtuesit e klubit kërkojnë tansferimin e sulmuesit të Hertha Berlinit, Krzysztof Piatekun, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, Piatek po shihet si zëvendësues ideal i Hallerit për sezonin e ri.
Dortmundi pritet të fillojë negociatat me Herthan dhe është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për lojtarin.