Fjalë Kyçe

Dortmundi triumfon ndaj Leipzigut dhe fiton Kupën e Gjermanisë

Dortmundi triumfon ndaj Leipzigut dhe fiton Kupën e Gjermanisë

Borussia Dortmund ka fituar Kupën e Gjermanisë duke mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e RB Leipzig në finale, shkruan lajmi.net.

Dortmund ishte nën kontroll të ndeshjes që nga fillimi, në anën tjetër, Leipzig e pati të vështirë dhe nuk arriti të bëjë ndonjë gjë.

Jadon Sancho shënoi gol në min 5’ për ti dhënë avantazhin skuadrës, ky gol ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Haaland u rikthye në këtë takim pas lëndimit dhe shënoi gol në min 28’.

Sancho nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë përsonal në min 45+1.

Në pjesën e dytë, Leipzig arriti të shënojë gol në min 72′ përmes futbollistit spanjoll, Dani Olmo.

Goditjen përfundimtar e dha Haaland i cili shënoi golin e dytë në min 88′

Sidoqoftë, Dortmundi doli triumfues nga Olumpiastadion në Berlin.

Rezultati përfundimtar, RB Leipzig 1-4 Borussia Dormund.

Ky është trofeu i parë i Dortmundit këtë sezon.

https://twitter.com/itxiper2/status/1392938218803417091?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1392938218803417091%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

https://twitter.com/VBETnews/status/1392931394788134913?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1392931394788134913%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button