Fjalë Kyçe

Drecun: KFOR-i duhet të parandalojë hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës

Drecun: KFOR-i duhet të parandalojë hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i janë të obliguar që të parandalojnë hyrjen e mundshme të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi do të ndërhynte në veri vetëm nëse shqiptarët sulmojnë serbët dhe KFOR-i nuk i mbron ata.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”.

Drecun thotë se zyrtarët serbë parashikojnë në mënyrë parandaluese se nëse dhuna masive ndaj popullit serb në veri, dhe KFOR-i nuk e ndal atë, Beogradi do të duhet të reagojë.