Fjalë Kyçe

‘Drejtori i kompanisë më kërkoi të shkoja në Dubai’” Këngëtarja nga Kosova flet për ngacmimet seksuale të sponsorve

‘Drejtori i kompanisë më kërkoi të shkoja në Dubai’” Këngëtarja nga Kosova flet për ngacmimet seksuale të sponsorve

Tringa Kay, një nga këngëtaret më transparente të show bizit shqiptar, preku një temë delikate në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ndonjë sponsor e ka ngacmuar seksualisht, Tringa u përgjigj ‘po’, duke treguar historinë e plotë.

‘Ka ndodhur disa vite më parë. Një kompani më kontaktoi që të bëhesha imazh i markës së saj, dhe në këmbim do të paguanin klipin tim. Ata kanë biseduar me menaxherin tim, jo me mua personalisht, sepse numrin e telefonit nuk ia jap askujt. Deri kur, më vjen një mesazh nga drejtori i kësaj kompanie, i cili më ofron që të shkonim së bashku për një udhëtim në Dubai. Vetëm ne të dy. Unë nuk e njihja ate person, dhe sigurisht që refuzova. Nga ai moment, ndërpreva dhe marrëveshjen me këtë kompani.’ u shpreh Tringa.

https://youtu.be/FZMU72gU5ng