Fjalë Kyçe

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës shkarkohet pak javë para pensionimit

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës shkarkohet pak javë para pensionimit

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Sadik Fejza, është shkarkuar sot nga pozita që mbante nga drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

KOHA merr vesh se shkarkimi i tij vjen pasi ai gradoi disa punëtorë, mes tyre edhe një punëtore teknike në pozitën e zyrtares së pagesave.

E pasi Sadik Fejza kishte refuzuar të zmbrapsej nga këto vendime, ai sot është shkarkuar nga drejtori i SHSKUK-së, Krasniqi.

KOHA ka tentuar të marrë një qëndrim nga Fejza, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve. Sipas informative të KOHËS, shkarkimi i Fejzës vjen vetëm disa javë para se ai të pensionohet.