Fjalë Kyçe

Drenica synon ta vazhdojë serinë e humbjeve të Arbërisë

Drenica synon ta vazhdojë serinë e humbjeve të Arbërisë

Fitorja e fundit në udhëtim ndaj Llapit ka motivuar skuadrën e Drenicës, që tani synon ta mposhtë edhe Arbërinë e Dobrajës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli mes Drenicës dhe Arbërisë zhvillohet të martën (sot) prej orës 14:00, në stadiumin “Bajram Aliu”, në Skenderaj.

Te Drenica insistojnë se e kanë për obligim të mposhtin Arbërinë e Dobrajës për të siguruar sa më herët pikët që ia garantojnë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar të hënën për KOHËN, sulmuesi i Drenicës, Genc Hamiti.

Drenica në gjashtë ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligë ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, sa i ka edhe Arbëria që renditet e pesta.

“Fitorja ndaj Arbërisë është detyrim për ne, pasi duhet sa më shpejt të mbledhim pikët për ekzistencë. Prandaj presim të jetë një ndeshje e vështirë, në të cilën do të futemi për të fituar”, është shprehur Hamiti.

Superliga në futboll – VII

E martë (14:00)

Besa – Llapi

(Arbitra: D. Çaka, B. Selimaj, S. Berisha, I. Mehmeti)

Drenica – Arbëria

(Arbitra: S. Isufi, L. Muhadri, B. Hyseni, B. Kasumi)

E mërkurë (14:00)

Ballkani – Drita

(Arbitra: G. Nuza, F. Berisha, B. Morina, V. Kastrati)

Feronikeli – Prishtina

(Arbitra: T. Maloku, E. Zeqiri, B. Këpuska, M. Bejtullahu)

Gjilani – Trepça ‘89

(Arbitra: A. Shala, G. Hyseni, E. Bicaj, B. Ajeti)