Fjalë Kyçe

Dreshaj me motorsharrë del për të ndihmuar fshatrat e Istogut

Dreshaj me motorsharrë del për të ndihmuar fshatrat e Istogut

Ka dy ditë që Gani Dreshaj ka marrë vetiniciativën për të ndihmuar fshatrat në Istogt pas krizës natyrore që ka përfshirë këtë komunë në 48 orët e fundit.

Pavarëisht se deri para pak muajsh ishte deputet, është biznesmen i suksesshëm në Gjermani e Kosovë, Dreshaj njihet si person i afërt me qytetarët duke qenë gjithmonë në shërbim të tyre.

Pasi ka pastruar për disa orë rrugët për në bjeshkë, biznesmeni nga Vrella ka kapur motorsharrën dhe mjetet e punës për të ndihmuar në tejkalimin e krizës.

Humanisti shqiptar ka bërë thirrje tek qytetarët që secili nga pak të ndihmojë në tejkalimin e situatës.

“Me pak orë gjumë, por me shumë vullnet për punë, sot bashkë me djemtë puntorë të familjes kemi dal në terren për të asistuar në tejkalimin e krizës në disa fshatra të Istogut. Lus të gjithë qytetarët që kanë kohë, të gjejnë vullnetin për punë ngase në raste të tilla nuk mjafton vetëm dora e shtetit. Nëse ka dikush ndonjë rast emergjent për ndihmë, më njoftoni ngase kemi disa ekipe në terren” shkruan Dreshaj në Facebook.