Fjalë Kyçe

Drita heroike në pjesën e parë ndaj Feyenoordit, barazim pa gola deri tani

Drita heroike në pjesën e parë ndaj Feyenoordit, barazim pa gola deri tani

Drita është nikoqirë i Feyenoordit në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë eliminatore të kësaj gare, ka mbyllur pjesën e parë pa gola.

Drita ka bërë një lojë të mençur, duke u rreshtuar mirë në mbrojtje dhe duke pritur rastin me kundërsulme.

Rastin më të mirë për gjilanasit dhe të vetmin kishte Marko Simonovski, por nuk maqedonasi nuk gjuajti në portë,

Në anën tjetër Feyenoordi kishte dy raste me Naoufal Bannis, por pa rrezik të madh.

Portieri Faton Maloku ishte shumë i sigurt, sidomos në dalje, duke mos lejuar rrezik.