Fjalë Kyçe

Dritat e ndezura në objektin e Qeverisë edhe gjatë natës, Nagavci: Po punohet për t’u kryer disa pagesa para Vitit të Ri

Dritat e ndezura në objektin e Qeverisë edhe gjatë natës, Nagavci: Po punohet për t’u kryer disa pagesa para Vitit të Ri

Shqetësimeve të qytetarëve se në objektet qeveritare po mbahen dritat ndezur edhe gjatë natës u janë përgjigjur disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Së fundmi edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci thotë se është duke u punuar edhe natën në mënyrë që para përfundimit të vitit të kryhen disa pagesa për personat që kanë kryer shërbime në procesin arsimor.

“Edhe zyrtarët e MAShTI po punojnë edhe sot.

Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes”, ka njoftuar Nagavci.

Ministrja e Arsimit poashtu thotë se do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor.

“Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milion euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollor”, ka shkruar tutje Nagavci.