Dua Lipa i është gëzuar arritjes së re me projektin e fundit.
Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se arriti një shifër të re klikimesh me këngën “Swan Song”, shkruan lajmi.net.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga “Swan Song” ka marrë 43 milionë klikime në kanali YouTube.
“Faleminderit për përkrahjen”, ka qenë mbishkrimi që Dua ia la fotos.
Për ndryshe, Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Nju Jork, ku edhe është takuar me reperin me prejardhje shqiptare, Action Broson.