Fjalë Kyçe

Dua Lipa bëhet me figurë prej dylli në Madame Tussauds në Londër

Dua Lipa bëhet me figurë prej dylli në Madame Tussauds në Londër

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka vazhduar sukseset në karrierë pasi është bërë me figurë prej dylli në muzeun e dyllit “Madame Tussauds” në Londër.

Krijuesja e hitit “One Kiss” befasoi fansat e mbledhur në muze dhe pozoi me figurën e saj, një javë pasi fitoi dy çmime “Grammy”.

23-vjeçarja dukej joshëse gjatë paraqitjes së saj në muze dhe u shoqërua nga i dashuri i saj, Issac Carew.