Fjalë Kyçe

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëmbejnë një puthje pasionante në AMA

Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëmbejnë një puthje pasionante në AMA

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit prej se e filluan romancën e tyre në verën e këtij viti.

Ndërsa çifti dukej shumë i lumtur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e American Music Awards në Microsoft Theatre të Los Angelesit të dielën mbrëma.

Këngëtarja 24 vjeçare dhe modeli 20 vjeçar nuk i kanë hequr duart nga njëri-tjetri në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve muzikore.

Për më shumë, ata janë kujdesur që të tërheqin fokusin e fotoaparateve duke shkëmbyer një puthje pasionante.

Autorja e hitit “Hotter Than Hell” ka tërhequr vëmendjen edhe me fustanin ngjyrë rozë që e kishte zgjedhur për këtë ngjarje të përvitshme muzikore.