Fjalë Kyçe

Dua Lipa dhuron performancë spektakolare në finalen e “The Voice”

Dua Lipa dhuron performancë spektakolare në finalen e “The Voice”

Dua Lipa ka kënduar në finalen e “The Voice”.
Dua Lipa ishte e ftuar speciale në finalen e kompeticionit muzikor “The Voice” në Shtetet e Bashkuara, shkruan lajmi.net.Këngëtarja interpretoi hitin e fundit “Don’t Start Now” në një skenë bashkë me një grup balerinës.

Dua zgjodhi që në këtë paraqitje të shfaqej me një bluzë të shkurtër dhe minifund gri, veshje të cilën e kombinoi me një palë çizme të gjata.Kujtojmë se projekti i fundit i Dua Lipës është “Future Nostalgia”, këngë e emërtuar sikurse albumi i ri.Më poshtë mund ta ndiqni performancën e Duas në “The Voice”. /Lajmi.net/