Fjalë Kyçe

Dua Lipa do të performojë në Pula Arena të Kroacisë në qershor

Dua Lipa do të performojë në Pula Arena të Kroacisë në qershor

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor.

Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si: Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz.

Detaje për vetëvrasjen e policit në Shqipëri: I dënuar nga gjykata për plagosjen e fqin…Aeroplanët dhe tanket izraelite godasin caqe të tjera të Hezbollahut në LibanVesa Smolica me rrëfim prekës në BBVA: Kisha tri ditë jetë, kam kryer katër operacione …Dy lojtarët që e duan me patjetër transferimin te BarcelonaShtyu dhe goditi Leroy Sanen, trajneri kroat i Union Berlin njoftohet me dënimin nga Fe…

Ajo është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe e së fundmi “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” që ajo bëri me Tame Impala.

Këngëtarja fitoi popullaritetin e saj muzikor tashmë me publikimin debutues të ‘Dua Lipa’, e cila zuri vendin e tretë në tabelën britanike të albumeve.

Albumi gjithashtu solli disa nga hitet e saj të mëdha – “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”, që njëherësh ishte një këngë nr.1 në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë.

Artistja e famshme vlen të ceket se tani është shfaqur edhe në disa projekte filmike.