Fjalë Kyçe

Dua Lipa e emocionuar për albumin e ri

Dua Lipa e emocionuar për albumin e ri

Dua Lipa është shprehur se albumi i saj i ri do të vijë së shpejti.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndihet e emocionuar derisa është në pritje të albumit të saj më të ri, shkruan lajmi.net.

Ylli i popit tregoi se ndihej e nervozuar për albumin e ri në tapetin e kuq të Nordoff Robins’ Silver Clef Awards ku fitoi çmimin ‘Best Female’.

“Jam shumë e lumtur,”-tha Dua për BBC. “Dhe jam shumë nervoze.”
Gjatë intervistës ajo u shpreh se, që nga publikimi i albumit të saj debutues në 2017, ka një ide më të qartë se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë me anë të muzikës së saj.