Fjalë Kyçe

Dua Lipa flet për bestytënitë shqiptare: Kur na kruhet hunda do të bëhemi me nerva

Dua Lipa flet për bestytënitë shqiptare: Kur na kruhet hunda do të bëhemi me nerva

Dua Lipa ka ndarë me publikun ndërkombëtarë disa nga bestytënitë tona shqiptare.

E ftuar në “Graham Norton Show”, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa ka ndarë disa nga bestytënitë tona, duke ua treguar ato moderatorit Graham Norton dhe të ftuarve të tjerë si Kate Winslet dhe Cate Blanchet.

Dua tregoi se kur na kruhet hunda, tregon që do të zihemi me dikë apo të bëhemi me nerva dhe për t’i shpëtuar kësaj, duhet të prekim lehtë të pasmet.

Po ashtu, ajo tha se kur ndodhemi në një event të madh për fat të mirë dhe për t’i shpëtuar syrit të keq, ndodh që t’i veshim të brendshmet mbrapsht, duke shkaktuar kështu të qeshura në emision.