Fjalë Kyçe

Dua Lipa fton kosovarët të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Dua Lipa fton kosovarët të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u ka bërë thirrje kosovarëve kudo në botë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një postim në Instagram, ajo ka shpërndarë postimin e të atit të saj, Dukagjinit, përmes së cilit ka ftuar ndjekësit të dalin në zgjedhje.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet. Mund të votoni prej kudo që jeni”, thuhet në përshkrim të postimit që çon në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim për votim.