Fjalë Kyçe

Dua Lipa gati për 2019, përgatit diçka speciale

Dua Lipa gati për 2019, përgatit diçka speciale

Viti 2018 ishte shumë i suksesshëm për Dua Lipën.

Dua Lipa edhe këtë fundvit po punon shumë rreth projekteve të reja muzikore, që ta fillojë fuqishëm vitin 2019, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se gjatë kësaj kohe ka udhëtuar me ekipin e saj për të realizuar një projekt të veçantë.

“Ka ditë si këto kur me të vërtetë duhet ta shtrëngoj veten. Unë kam udhëtuar me një ekip të pabesueshëm për një projekt të veçantë dhe mezi pres t’ua tregoj juve. 2019 do të jetë argëtuese xx”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, kënga e fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin.