Fjalë Kyçe

Dua Lipa kërkon nga SHBA të ndalet ndihma financiare ushtarake për Izraelin

Dua Lipa kërkon nga SHBA të ndalet ndihma financiare ushtarake për Izraelin

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e cila është e lidhur me amerikano-palestinezin Anwar Hadid ka shpërndarë sonte në profilin e saj në Instagram disa iniciativa për Palestinën, në mesin e tyre edhe ndaljen e ndihmës ushtarake të SHBA për Izraelin

Fillimisht këngëtarja kosovare kishte shpërndarë një story të Belle Hadid, motrës së Anwar në të cilën kërkohet intervenim i Komunitetit Ndërkombëtarë për ndaljen e dhunës në Palestinë.

“Një person nuk mund të avokojë për të drejtat e LGBT dhe të drejtat e grave, ta dënojë korrupsionin dhe padrejtësi të tjera dhe mandej të injorojë dhunën në palestinez. Kjo nuk shkon! Nuk mund të zgjidhni se për kënd kanë më shumë vlerë të drejtat e njeriut”, ka shkruar Belle.

“Po Bella Hadid, pastrimit etnik të palestinezëve duhet t’i vije fund. Kurrë të mos ndodh. Ky është një problem i të drejtave të njeriut!!!! Zgjohuni njerëz”, ka replikuar Dua.


Tutje ajo ka shpërndarë edhe disa thirrje dhe një peticion ku bëhet thirrje për ndaljen e dhunës në Palestinë, madje edhe një faqe ku mund të jepen donacione për palestinezët.

Ajo ka shpërndarë një foto të faqes “Muslim Girl” nga Twitter , e cila i drejtohet senatores amerikane republikane Betty McCollum, Human Right Center dhe Sheikut Jarrah