Fjalë Kyçe

Dua Lipa merr vëmendjen me xhaketën e gjelbër dhe kombinimin e çuditshëm, teksa endet rrugëve të Londrës

Dua Lipa merr vëmendjen me xhaketën e gjelbër dhe kombinimin e çuditshëm, teksa endet rrugëve të Londrës

Ajo ishte një nga yjet më të shëndrritshëm në eventin e ndarjes së çmimeve që u mbajt së fundmi, “Pride Of Britain Awards”.

Artistja Dua Lipa u shfaq shumë me stil të martën, duke treguar dhuntinë e saj për modën e çuditshme, ndërsa ende rrugëve të Londrës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja 24 vjeçare, guxoi të ishte ndryshe në një xhaketë të gjelbër të ndritshme, kombinuar me një bluzë rozë me disa rripa.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë pantallona të zeza të zgjuara, dhe taka që përputheshin me veshjen.

Dua Lipa mbante një çantë të bukur në dorë, ndërsa po merr gjithnjë e më shumë vëmendje me stilin e saj të ri të flokëve.

Ajo aktualisht ndodhet në Londër pa të dashurin e saj Anwar Hadid, të cilit nuk iu nda për javë të tëra.

Çifti filluan takimet në fund të qershorit, menjëherë pasi Lipa u nda nga ish-i dashuri i saj, kuzhinieri dhe modeli Isaac Carew.

Ndërkohë, karriera e Duas po shkon gjithnjë e në rritje.

Krijuesja e hitit “Be the One” raportohet se ka fituar afro 10 milionë euro vetëm gjatë vitit 2018.

Përveç muzikës, bukuroshja me prejardhje shqiptare ka disa kontrata fitimprurëse me kompanitë e mëdha si shtëpia e modës “Adidas”, marka e veturave “Jaguar”, dhe së fundmi, linja e parfumeve “YSL Beauty”.