Fjalë Kyçe

Dua Lipa në konferencë në Prishtinë para fillimit të festivalit Sunny Hill

Dua Lipa në konferencë në Prishtinë para fillimit të festivalit Sunny Hill

Dua Lipa do të paraqitet në konferencë për media në Prishtinë, para fillimit të festivalit Sunny Hill.

Fituesja e çmimeve Grammy dhe Brit Awards, do t’i drejtohet publikut së bashku me organizatorin Dukagjin Lipa, dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë kësaj konference do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes mes Sunny Hill Foundation dhe Komunës së Prishtinës, për dedikimin e hapësirës në Prishtinë e cila me ndihmën e fondacionit do t’i kthehet përsëri rinisë prishtinase dhe asaj kosovare.

Me këtë rast Sunny Hill ka ndarë 150 mijë euro për të jetësuar Qendrën Kulturore për të rinjtë, që do të funksionalizohet gjatë vitit 2020.

Në këtë konferencë do të bëhet edhe shpalosja e bashkëpunimit të parë mes Sunny Hill Foundation dhe Institute of Arts and Inovation përfaqësuar nga Gëzim Gashi.

Tre të rinjë nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtijnë në Los Angeles për një muaj.

Artistët do të përzgjidhen nga përfaqësuesit e Quincy Jones dhe Institute of Arts and Inovation.

facebook