Fjalë Kyçe

Dua Lipa performon në koncertin e këngëtares së famshme

Dua Lipa performon në koncertin e këngëtares së famshme

Dua Lipa edhe në këtë fundvit nuk ndalet me angazhime në muzikë.

Dua Lipa përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë të ditur që do të jetë e ftuar të performojë në koncertin e këngëtares me famë botërore, shkruan lajmi.net.

Është fjala për Ellie Goulding, e cila do të këndojë në Londër më 20 dhjetor, kurse biletat tashmë gjenden në shitje.

Përveç Duas dhe Ellie, në këtë koncert marrin pjesë edhe Clean Bandit, Grace Carter, e shumë emra të tjerë.

Kujtojmë që Dua Lipa së fundi është nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”, ceremoni kjo që do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm.