Fjalë Kyçe

Dua Lipa përformon së bashku me Calvin Harris në ‘Sunny Hill’

Dua Lipa përformon së bashku me Calvin Harris në ‘Sunny Hill’

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i dytë i festivalit Sunny Hill, shkruan GazetaAlo.

Protagonist i mbrëmjes së fundit ka qenë DJ i njohur botëror Calvin Harris, ylli i muzikës elektronike dhuroi show me përformancën e tij.

Por ajo që ishte e papritur nga fansat e ‘Sunny Hill’, ishte ngjitja e Dua Lipës në skenën e festivalit, ku kjo e fundit nuk kishte paralajmëruar që do të këndonte.

Dua Lipa këndoi hitin ‘One Kiss’ në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, ku shfaqën spektakël të jashtëzakonshëm.

Përndryshe festivali ‘Sunny Hill’ kishte filluar me 2 gusht me të përmbyllur dje me artistë të ndryshëm të muzikës elektronike./GazetaAlo/