Fjalë Kyçe

Dua Lipa, shqiptarëve në SHBA: Biden qëndroi krah Kosovës gjatë katastrofës, votojeni!

Dua Lipa, shqiptarëve në SHBA: Biden qëndroi krah Kosovës gjatë katastrofës, votojeni!

Këngëtarja Dua Lipa po bën fushatë për të preferuarin e saj në SHBA.

Dua po shfrytëzon famën e saj ndërkombëtare për të votuar demokratin Joe Biden, por ajo po i nxit edhe bashkëkombasit e saj në shtetin amerikan që të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar atë e jo Trumpin, njofton Klan Kosova.

Faqja në Facebook e komunitetit shqiptar në SHBA “Albanian Americans for Joe Biden” ka publikuar videon e Lipës që thotë se Biden ishte në anën e Kosovës kur në 99-ën po ndodhte katastrofa me masakra.

“Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e fuqishme. Joe Biden qëndroi krah nesh kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare për ju, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet kaq shumë tani”, tha ajo në video.

Dua Lipa shfrytëzon edhe profilet e saj në rrjetet sociale për pozicionimet e saj politike.

https://www.facebook.com/AlbanianAmericansForJoeBiden/videos/631414030903268