Fjalë Kyçe

Dua Lipa takohet me aktivisten për të drejtat e njeriut, Nadia Murad

Dua Lipa takohet me aktivisten për të drejtat e njeriut, Nadia Murad

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka vazhduar takimet e saj pas paraqitjes në Këshillin Atlantik.

Këngëtarja është takuar me aktivisten për të drejta të njeriut dhe nobelisten, Nadia Murad, teksa edhe ndau me fansat në Instagram disa fotografi nga ky takim.

“Fillimisht kam folur me Nadia Murad në zoom, në muajin shkurt të këtij viti. Pas disa takimeve virtuale, ndihem shumë me fat që takova personalisht këtë qenie njerëzore të pabesueshme dje. Nadia më tregoi për tmerret e gjenocidit të komunitetit të saj Yazidi nga duart e ISIS-it dhe traumën e pësuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale. Ne ndamë gjithashtu histori të familjeve tona, fëmijërisë sonë dhe dashurisë sonë për ushqimin arab. Mezi pres të ndaj me ju punën e mrekullueshme që ajo bën dhe punën që do të bëjmë së bashku. Ndiqni “Nadia’s Initiative” për të mësuar më shumë për këtë grua të jashtëzakonshme dhe luftën e saj për njerëzit e saj. Jam i nderuar ta mbështes në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet përkrah Nadia.

Kujtojmë që Nadia Murad është aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila jetën në Gjermani, ajo është themeluese e fondacionit “Nadia’s Initiative”, që ka për qëllim t’i ndihmojë gratë dhe fëmijët që kanë qenë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, gjenocidit apo mizorive masive.

Në vitin 2018 Nadia dhe Denis Mukwege u nderuan me çmimin Nobel për paqe për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konflikti të armatosur.