Fjalë Kyçe

Dua Lipa takon reperin e njohur shqiptar

Dua Lipa takon reperin e njohur shqiptar

Dua Lipa është takuar me reperin me prejardhje shqiptare, me të cilin vitin e kaluar ka kënduar bashkë në Prishtinë.

Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Nju Jork, ku është e angazhuar si me koncerte ashtu edhe me punë për këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja atje takoi reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, me të cilin vitin e kaluar ka kënduar bashkë në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.

Madje, Dua ishte pikërisht në studion e Action Bronson, duke bërë fansat të pyesin nëse po vjen dueti mes tyre.

Se a do t’i shohim dy shqiptarët bashkë në një duet, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.