Fjalë Kyçe

Dua Lipës, mësuesit në Kosovë i kishin thënë: Nuk ke zë, këndimi nuk është për ty

Dua Lipës, mësuesit në Kosovë i kishin thënë: Nuk ke zë, këndimi nuk është për ty

Kosovarja Dua Lipa e cila është shndërruar në një yll të madh botëror, nuk e kishte këtë shtytje nga mësuesit e muzikës në Kosovë, shkruan KultPlus.

E vlerësuar së fundi me Grammy dhe Brit Awards, Dua Lipa përpjekjet për muzikë i kishte nis si e vogël në Kosovë.

New York Magazine kishte shkruar një shkrim më herët për këtë përballje të Dua Lipës, ku mësuesit në Kosovë i kishin thënë se nuk ka zë, dhe po sipas këtij shkrimi, një mësuese kishte shkuar aq larg sa atëherë i kishte thënë se ajo nuk mund të arrij notat e larta dhe këndimi nuk është për të.

Dua Lipa sot konsiderohet si një ndër yjet më shpërthyese në botë dhe karriera e saj pos në muzikë, tashmë është edhe në film dhe në kampanja të ndryshme.