Një grua e cila u diagnostikua me kancer vetëm disa ditë para ditës së planfikuar të martesës tregon se ajo dhe i fejuari i saj morën vendim që ta mbanin secret gjendjen e sa shëndetësore dhe ta mbanin ceremoninë e planfikuar martesore.
Charlotte Drake, 34-vjeçare, nga Oxfordshire u diagnostikua me kancer të gjirit pasi hetoi një xhukë derisa po e shihte gjoksin e saj kur ishte e shtrirë në shtrat.
Menaxherja e brendeve, e cili kishte ëndërruar të ishte bashkëshorte dhe nënë që nga mosha dhjetë vjeç, vendosi të bënte dasmën me burrin e saj të ardhshëm Luke Drake, tani 32-vjear, sepse donte të kishte ‘një dasmë, jo një funeral’.
Pavarësisht se nuk kishte histori familjare të sëmundjes, Charlotte u diagnostikua me një formë agresive kanceri që mund ta kishte vrarë brenda dy vjetësh.
Charlotte – të cilës fillimisht iu tha nga mjekët se gunga ishte vetëm një cist yndyror – pranoi se ajo ishte e shqetësuar rreth dasmën pasi testet zbuluan se gunga mund të ishte vdekjeprurëse.
“Kur u diagnostikova, unë isha 30 vjeçare, nuk kisha histori të dyshimtë familjare, nuk pija duhan, rrallë pija alkool dhe isha shumë e shëndetshme.
‘Në momentet para se të shkoj në spital për rezultatet e mia, unë isha e merakosur se cilën ngjyrë të rrobave të zgjedheë për të blerë në internet për muajin e mjaltit. Një orë më vonë më thanë se kisha kancer. Kjo më hapi sytë dhe nuk mund të besoja se pak më herët isha shqetësuar për një fustan.
“Isha e bindur se jeta ime mbaroi prandaj i thash Luke-ut se nuk mendoj se duhet të martohemi. Mendova se do ta shkatërroja jetën e tij dhe nuk doja të bëhesha gruaja e tij.
“Ndjeva se duhej anuluar dasma. Por ai ishte i mahnitshëm dhe më tha se do të vazhdonin ashtu siç e kishin planifikuar pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhte.
“Në ditët që pasuan, në vend se të kujdesesha për detajet e minutës së fundit për dasmën, më duhej të merresha me trajtimin mjekësor.
‘Unë kisha dashur të planifikoja dasmën time që kur isha një vajzë e vogël. E kisha ëndërruar gjatë dtiën kur do të vishja fustanin tim dhe të bëja betimin bashkë Lukën. Por tani jeta ime ishte në fije të perit.
“Mbaj mend se mendova, të paktën nëse vdes, të gjithë do të më shohin në dasëm si të lumtur. Doja të vdisja e gëzuar ‘.
Stresi i organizimit të martesës së bashku me përballimin me diagnozën e kancerit bëri që Charlotte të kishte një sulm paniku.
Nëna e Charlotte-s, Elizabeth Johnson, 66-vjeçare, e cila ishte personi i vetëm që dinte për diagnozën e saj e shoqëroi në spital.
Charlotte tha: “Për fat të mirë për mua, një kirurg i kancerit të gjirit ishte në spital atë ditë. Ai më rezervoi një operacion tri ditë pas martesës dhe duke e ditur se kisha një plan veprimi më bëri të ndihem më mirë.
“Ndërsa dasma jonë afrohej më kujtohet mendimi, kjo mund të jetë hera e fundit që njerëzit më shohin në këtë gjende të shëndetshme, kështu që ta bëjmë një ditë vërtet të mrekullueshme.
‘Luka dhe unë nuk u treguam mysafirëve tanë për gjendjen time sepse donim që ky të ishte një moment vërtet i lumtur. Ne nuk donim keqardhjen e tyre, ishte një ditë martese jo një funeral para së gjithash’.
“Megjithatë kur u zgjova në mëngjes ditën e dasmën ishte një moment trishtues. Kjo ishte dita që kisha ëndërruar për vite me radhë – dhe ja tani isha me kancer. Por unë arrita të heq trishtimin tim dhe i thashë vetes se kjo ditë nuk ishte vetëm për mua, por ajo ishte edhe për Lukën dhe për familjen time gjithashtu.
“Për pjesën tjetër të ditës, e vetmja gjë që ishte e vështirë ishte që njerëzit më përqafonin, e kjo më lëndonte fizikisht, pasi unë sapo kisha bërë biopsinë”.
“Unë jam më krenar se si prindërit e mi dhe Luka e mbajtën të gjithë sekretin kur unë e di me siguri se ata do të donin të zvarriteshin dhe të qanin për mua.
Në vend të kësaj ata ishin të gjithë të buzëqeshur dhe siguroheshin që dita të shkoi tamam ashtu siç kisha planifikuar që kur isha një vajzë e vogël”.
Pas martesës, çifti shtyu muajin e mjaltit, kështu që Charlotte mund të operohej vetëm tri ditë pasi kishin shkëmbyer unazat.
Një javë më vonë ajo kishte një operacion tjetër kështu që kirurgu mund të vërente dallimin, pastaj filloi kimioterapinë dhe radioterapinë.
Ajo shtoi: “Kur fillova të humbas flokët, bleva një brisk elektrik nga Argosi dhe i thashë Lukës se ai duhej të ma rruante kokën.
“Pas kësaj kam vënë një kapelë më të madhe të kohës “.
Charlotte e cila kishte nëntë muaj kemioterapi, dy muaj radioterapi dhe trajtim me herceptin për një vit me radhë, kishte frikë se trajtimet kishin ndikuar në shanset e saj për t’u bërë nënë.
Kimioterapia dëmtoi vezoret e saj dhe u morën vetëm dy vezë, të cilat edhe ato ishin me cilësi të dobët. E sapomartuara zgjodhi IVF-në dhe mbeti me barrë qysh herën e parë.
Pastaj pas 36 javësh, ajo lindi një djalë pasi pati një prerje në cezariane.
“Ndërsa vështroja Henrin dhe pastaj Lukën, më dukej sikur gjithçka që kishim kaluar kishte qenë e vlefshme. Ka kaq shumë mrekulli që kanë ndodhur dhe Henry është mrekullia më e madhe.
Muajin e kaluar, çifti mbajti kungimin e Henrit në të njëjtën kishë ku edhe u martuan. Ata u kthyen gjithashtu në Pallatin Blenheim – këtë herë me djalin e tyre.
Tani Charlotte bën kontrolle të rregullta dhe skanime dhe po i inkurajon të gjithë të kontrollojnë gjinjtë rregullisht.
Ajo tha: ‘Mami im gjithmonë më ka mësuar të jem në dijeni të gjirit dhe të kontrolloj gjoksin tim, edhe pse nuk kemi histori familjare të kancerit të gjirit. Unë jam r bindur se ajo e shpëtoi jetën time.
‘Nëse gjen një gungë, vepro shpejt. Kur e hetova gungën, mjeku mendonte se ishte një cist i yndyrshëm, por unë insistoja t’i drejtohesha specialistit, kështu që mund të kontrollohesha më tej.
“Kanceri im ishte një lloj agresiv dhe nëse nuk e kisha ndërhyrë me kohë, mund të kisha vdekur brenda dy vitesh”.