Fjalë Kyçe

Dua ‘njujorkeze’, mahniti në The New Yorker Festival

Dua ‘njujorkeze’, mahniti në The New Yorker Festival

Ajo ka bërë bujë në media gjithandej për lidhjen e saj shumë të përfolur me Anwar Hadid, prej disa muajsh, por paraqitja e saj në këtë festival la përshtypje të mirë tek publiku amerikan, transmeton Gazeta Metro.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan.

Muzikantja 24-vjeçare tregoi aftësitë e saj të modës, duke u shfaqur e veshur me një fustan të mrekullueshëm në stilin e kostumit. Kostumi përmbante një palë pantallona të shkurtra, që kombinoheshin mjaft bukur në një palë çizme të zeza me shkëlqim.

Fituesja e dyfishtë e Çmimeve “Grammy” vuri në dukje edhe thonjtë e saj të verdhë neoni ndërsa performonte, të cilat ishin zbukuruar me vizatime të zeza. Performanca e mbrëmjes u nda në dy pjesë, ku Dua performoi muzikë të re dhe këngë nga albumi i saj i vitit 2017.

Albumi ishte një sukses kritik dhe tregtar dhe u ripublikua në vitin 2018 me këngë shtesë për të kapitalizuar në suksesin e tij.

Dua këtë vit dërgoi në shtëpi dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë elektronike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.

Përveç performancës së saj, këngëtarja me origjinë shqiptare u ul për një bisedë me shkrimtaren e mirënjohur të stafit të revistës amerikane New Yorker, Amanda Petrusich.

Dua aktualisht është duke punuar në albumin e saj të dytë, për të cilën ajo thotë se do të publikohet këtë vit.