Fjalë Kyçe

Dua tregon tatuazhin e preferuar, është simbol nga Prishtina

Dua tregon tatuazhin e preferuar, është simbol nga Prishtina

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur lidhur me tatuazhin e saj të parë e që shkruan “Sunny Hill”

Ajo në fatk në vetëm 24 vite jetë, Dua Lipa ka realizuar plot 15 tatuazhe në trupin e saj, mirëpo më i preferuari mbetet ai i pari që lidhet me Prishtinën, lagjen ku u rrit.

Këtë e ka thënë gjatë një interviste të fundit ku flet edhe për kampanjës së re me linjën e parfumeve të YSL, aty ku u pyet lidhur me tatuazhin e preferuar që e ka realizuar në trupin e saj, transmeton lajmi.

“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë. ‘Sunny Hill’ u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, tha ndër të tjera Dua.

Kujtojmë se “Sunny Hill” nëse e përkthen në shqip do të thotë Bregu i Diellit, pra lagje në Prishtinë.